Prangoset një person i kërkuar në Ferizaj.

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj.

Sot pasdite në fshatin Greme të Ferizajt policët kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës F.R (M/K) i moshës 26 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!