Prangoset mitrovicasi që hoqi flamurin e Serbisë në Zveçan

Arrestohet mitrovicasi që hoqi flamurin e Serbisë në Zveçan.

Është arrestuar një person në Mitrovicë, me pretekstin e nxitjes së urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit.

I njëjti dyshohet të ketë hequr flamurin serb nga Maja e Zveçanit, ndërsa autoritetet kanë bastisur shtëpinë e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani konfirmoi se i njëjti është arrestuar, e më pas edhe liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

“Po, me të marrë informacionin Policia e Kosovës ka filluar hetimet dhe ka arrestuar të dyshuarin që akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit. Gjatë bastisjes, atij iu gjet edhe një armë në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, tha ndër tjerash Elshani për Rahoveci.info.

Më poshtë ndërkaq, gjeni fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!