Posta detyrohet t’i paguaj mbi 10 mijë euro dëmshpërblim punëtorit që inicioi keqpërdorimet

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka detyruar Postën e Kosovës që t’ia paguaj Haxhi Gecit mbi 10 mijë euro dëmshpërblim.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

Ai ka bërë të ditur se Geci kishte iniciuar keqpërdorimet që po bëheshin në këtë ndërmarrje.

“Kam kënaqësinë që të ndaj me ju sot fitoren gjyqësore të radhës ndaj padrejtësive që ky pushtet po iu shkakton zyrtarëve me etikë të lartë profesionale, shtetasve të ndershëm, pjesëtarëve të familjeve patriotike siç është rasti me zyrtarin e devotshëm mbi dy dekada të Postës së Kosovës, Ztr.Haxhi Gecin. Edhe pse Haxhi Geci ishte ai që kishte iniciuar keqpërdorimet brenda Postës së Kosovës, menaxhmenti ekzekutiv i Postës i shtyrë nga urdhrat poltik të Lëvizjes Vetëvendosje me qëllim të njollosjes së tij e detyruan Ztr. Haxhi Gecin të nis procedurë gjyqësore me padi civile ku sot pas një procesi maratonikë, drejtësia vendosi dhe e vulosi nderin e tij profesional, familjar e kombëtar. Unë së bashku me klientin tim Ztr. Haxhi Gecin, kemi parashtruar me prova materiale dhe personale në 8 seanca gjyqësore të VËRTETëN dhe DREJTËSINË. Gjykata e sot e ka vërtetuar pafajësinë e klientit tim Ztr.Haxhi Geci dhe e ka detyruar Postën e Kosovës që t’i kompensoj dëmin material dhe jo material mbi 10,778.00 (Dhjetë mijë e shtatë qind e shtatë dhjetë e tetë euro)”, ka shkruar Smakiqi.

Lajmet Posta detyrohet t’i paguaj mbi 10 mijë euro dëmshpërblim punëtorit që inicioi keqpërdorimet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>