Politikani serb sfidon Vuçiçin: Në orën 15:00 do të jem te varri i Blerina Jasharit, do të mbaj një fjalim të shkurtër

Avokati dhe politikani opozitar serb, Çedomir Stojkoviç njofton edhe njëherë se sot në orën 15:00 do të jetë i pranishëm te varret e familjes Jashari në Prekaz.

Më saktësisht ai do të ndalet tek varri i Blerina Jasharit, aty ku vendosi lule edhe klienti i tij Nikolla Sandulloviç i cili më pas u raportua se u arrestua dhe u keqtrajtuar barbarisht nga shërbimi sekret serb, BIA.

Në orën 15:00 do të jem te varri i Blerina Jasharit, ku do të mbaj një fjalim të shkurtër”, ka shkruar avokati Stojkoviç në rrjetin social X.

Veprimi i avokatit vjen pasi Sanduloviç u rrah dhe u arrestua në Beograd për këtë veprim.

“…dhe pastaj do të vij në Beograd të dorëzohem tek autoritetet! Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihisist, antievropian, anti-civilizimi dhe vandal, sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptare dënohen me rrahje dhe me burg! Nëse më arrestojnë, të premtoj: Do ta bëj përsëri!”, ka shkruar Stojkoviç.

Sipas tij, vetëm Serbia guxoi të arrestonte dhe të rrihte një burrë pse ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar.

“Serbia të enjten do ta ketë edhe një “kriminel” si Nikolla Sanduloviç, që vendos lule mbi varret e fëmijëve – mua – pra, t’ju ​​shoh o mangupa, çfarë do të vendosni. Ju zgjodhët të heshtni për Nikolla Sanduloviçin “sepse nuk ju pëlqen. Më lejoni të shoh çfarë justifikimi do të keni për mua”.

Lajmet Politikani serb sfidon Vuçiçin: Në orën 15:00 do të jem te varri i Blerina Jasharit, do të mbaj një fjalim të shkurtër >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>