Politico: Tony Blair takoi në Prishtinë pesë ToniBlerë. Si u kthye në “trend” në Kosovë emri i ish-kryeministrit britanik

“Ish-kryeministri britanik gëzon statusin e heroit në Kosovë për shkak të rolit që luajti në çlirimin e vendit”.

Nga Politico.eu

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, udhëtoi në Kosovë të hënën për të shënuar 25 vjetorin e përfundimit të luftës me Serbinë dhe u prit ngrohtë nga presidentja Vjosa Osmani, një grup fëmijësh që valëvitnin flamujt britanikë… dhe pesë burra të quajtur Tonibler.

Kjo nuk është një gabim shtypi. Emri e ka origjinën në Kosovë për nder të Blair-it për shkak të rolit që ai luajti në çlirimin e vendit në vitin 1999.

Blair, i cili si kryeministër britanik ndihmoi në organizimin e një koalicioni ndërkombëtar për të nisur sulmet ajrore në përpjekje për të detyruar presidentin jugosllav Slobodan Millosheviç të përfundojë fushatën e tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot gëzon statusin e heroit në Prishtinë. Një shtatore e ish-liderit britanik do të zbulohet të mërkurën dhe do të vendoset në “Bulevardin Blair” në qytetin e Ferizajt.

Nuk është hera e parë që Blair ndeshet me emrat e tij. Në vitin 2010, gjatë një vizite në kryeqytetin e vendit, ai takoi nëntë djem të emëruar për nder të tij dhe iu tha se emri i tij ishte “mjaft i zakonshëm” në Kosovë.

Në një seancë të posaçme të parlamentit të planifikuar në nder të ardhjes së tij, Blair u tha deputetëve se nuk ishte penduar për mbrojtjen që i kishte bërë Kosovës.

Takimi i refugjatëve të Kosovës në kampet afër Shkupit, dëgjimi i historive të tyre mallëngjyese të shpërnguljes dhe mizorisë, të fytyrave të tyre të dëshpëruara për ndihmë, duke kërkuar në fytyrën time njëfarë kuptimi nëse do të ndihmoja apo mund të ndihmoja. Ne ndihmuam dhe nuk u pendova kurrë për këtë”, tha ai.

Blair nuk është i vetmi lider botëror nga vitet 1990, i cili vlerësohet shumë në Kosovë. Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton ka një rrugë me emrin e tij në Prishtinë si dhe një statujë 11 metra të gjatë, ndërsa ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright ka një monument të sajin. Klinton dhe Madeleine thuhet se janë gjithashtu emra të zakonshëm të pasluftës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministri italian Massimo D’Alema ishin gjithashtu në Kosovë këtë javë për të shënuar përvjetorin e çlirimit të vendit.

Lajmet Politico: Tony Blair takoi në Prishtinë pesë ToniBlerë. Si u kthye në “trend” në Kosovë emri i ish-kryeministrit britanik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>