Policja 21-vjeçare vrau veten në banesën ku jetonte me qira, arrestohet i dashuri i saj. Për çfarë akuzohet
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën, ku një efektive 21-vjeçare vrau veten me armën e shërbimit, u arrestua i dashuri i saj.
Ai akuzohet për veprën penale pengimi i zbardhjes së të vërtetës. Mësohet se i dashuri, 27-vjeçari me inicialet E.N., ka fshirë disa mesazhe në telefonin e të ndjerës në komunikimet me të.
Burimet tonë se i riu pas ngjarjes, ka shkuar në banesën e saj dhe ka lëvizur nga vendi edhe armën e shërbimit të 21-vjeçares me të cilën ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Po ashtu mësohet se babai i 27-vjeçarit po ashtu ishte polic dhe punonte në të njëjtin komisariat me 21-vjeçaren.
Lajmet Policja 21-vjeçare vrau veten në banesën ku jetonte me qira, arrestohet i dashuri i saj. Për çfarë akuzohet >> Rahoveci INFO.