Policia sekuestrohen 5 pushkë dhe municion në Prizren

Policia e Kosovës ka treguar se sot rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pran disa shtëpive malore.

Sipas Policisë dyshohet se janë disa persona të armatosur, që ka dyshime të kenë dalë për gjueti.

“Patrullat policore janë nisur në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë hasur dhe e kanë ndaluar 3 automjete, në tre automjetet gjendeshin 5 të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të automjeteve u gjetën 5 (pesë) armë të gjata, 3 pushkë gjysmë automatike dhe dy të gjuetisë si dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar të gjitha, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Lajmet Policia sekuestrohen 5 pushkë dhe municion në Prizren >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>