Policia: Protesta në Mitrovicën e Veriut ishte paqësore, morën pjesë rreth 1.800 persona

Protesta e sotme në Mitrovicën e Veriut ka qenë e qetë, tha Policia e Kosovës, e cila e ka siguruar atë.

Protesta kundër rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila parasheh edhe heqjen e dinarit serb nga përdorimi filloi në mesditë dhe zgjati gjysmë ore.

Policia e Kosovës tha se gjithmonë ka njohur dhe do të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, lirinë e fjalës në tubime publike, protesta dhe demonstrata në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Policia tha se ka të dhëna se në protestë ishin rreth 1800 persona. Këtu, Policia tha se hyjnë edhe ata që kishin shkuar edhe nga vendet tjera për të marrë pjesë në protestë, raporton Kossev.

“Në protestë morën pjesë rreth 1800 persona, përfshirë edhe ata nga rajoni. Njerëz të ndryshëm erdhën në formë të organizuar – me autobus dhe makinë. Ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar pa asnjë incident”, kanë thënë Policia e Kosovës.

Lajmet Policia: Protesta në Mitrovicën e Veriut ishte paqësore, morën pjesë rreth 1.800 persona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>