Policia: Në komunën paralele të Skenderajt lëshoheshin dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kontrollin që është bërë të mërkurën në komunën paralele të Skenderajt që vepronte në Mitrovicë të Veriut.

Gjatë kontrollit, sipas Policisë janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

“Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./21Media

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker