Policia konfrontohet me një person në veri

Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut, pasi që ngasësi i saj e ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe veturën e policisë.

“Rreth ores 12:40 në Suhodoll derisa Policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotik, i njëjti e ka godit me veturë policin i cili ishte në këmbë e po ashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri, por nuk ka të lënduar. Personi i dyshimt ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ik në këmbë”, ka thënë zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Tutje Elshani ka thënë se Policia ka informacion për të dyshuarin dhe beson se rasti ka të bëjë me marihuanë.

“Policia ende është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha Elshani.

Lajmet Policia konfrontohet me një person në veri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>