Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që plagosi tre persona në Pejë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të dyshuarin i cili mbrëmë me armë zjarri ka plagosur tre persona. Sipas policisë, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.
Policia e Kosovës duke u bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kërkonë bashkëpunim me qytetarët për të kapur Agron (Mentor) Gashin i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.
“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rёndё nё tentativё”, e cila ka ndodhur me 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Mbrëmë në Pejë, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.
Prokurori i rastit në Pejë, Ersan Qavolli, ka thënë se i dyshuari ende nuk është identifikuar, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.
“Dyshohet se tre persona janë plagosur, ndërsa personin e dyshuar e kemi në arrati dhe po punojmë intenzivisht që ta identifikojmë dhe ta arrestojmë”, ka thënë ai.
Sipas njoftimit për media, tre të plagosurit janë familjarë, babai me dy djem e tij, të cilët pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK në Prishtinë.
Doktori i Emergjencës në QKUK, Ejup Govori, ka njoftuar se gjendja e të plagosurve, sipas ekzaminimit fillestar, është e rëndë dhe se po vazhdon trajtimi i tyre.
Lajmet Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që plagosi tre persona në Pejë >> Rahoveci INFO.