Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Enver Sekiraqës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta arrestuar Enver Sekiraqën

Ai është dënuar për veprën penale: shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë, të parashikuar nga neni 147, paragrafi 3 dhe 9, lidhur me nenin 24 të KPK-së.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Gjykatës Themelore ne Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

– Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga  ”Gryka e Llapushnikut” numër 7 në Prishtinë.

I dënuar për veprën penale” shtytje në kryerjen e vrasjes së rendë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor ose nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com

Lajmet Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Enver Sekiraqës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>