Policia jep detaje rreth arrestimi të dy personave për spiunazh

Detaje të tjera janë dhënë nga Policia e Kosovës për operacionin në rajonin e Ferizajt në të cilin u arrestuan dy persona për spiunazh.

Bëhet fjalë për Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin.

Siç njofton Policia, gjatë bastisjes në pronat e dy të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

“Ferizaj – Viti 2023. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit. Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia.

Ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.Pas arrestimit të tyre, Prokuroria Speciale ka dal me informacione shtesë.

Dy të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, shqiptarë.

Lexo edhe:

I arrestuari për spiunazh është babai i gazetarit të njohur Zekirja Shabani

Të mërkurën Rahoveci INFO ka publikuar detaje ekskluzive të arrestimit të dy të dyshuarve për spiunazh.

Lajmet Policia jep detaje rreth arrestimi të dy personave për spiunazh >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>