Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme që ndodhi në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër personave, ku një prej tyre është plagosur.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregulltë, derisa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen në arrati.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 11.01.2024 – 20:17. Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rastin e ka konfirmuar mbrëmë edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, për gjendjen e të plagosurit ka folur doktori Ejup Govori.

“Gjendja e tij është stabile, ka lëndime me armë zjarri, lëndimet janë në ekstremitet të poshtme dhe është në trajtim e sipër”, ka thënë Govori.

Lajmet Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>