Policia iu bënë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat kufitare me më pak fluks

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë ku thotë se bazuar në informacionet që ka nga të gjitha pikat e kontrollit kufitar qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normalisht, përveç se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave vërehet në pikë kalimin kufitar në Merdarë, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata.

“Në orët e pasdites në pikëkalimin kufitar në Merdarë në Hyrje të Republikës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim për pritje apo kolona të gjata, përderisa në dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë”.

Ndërkaq, policia thirr dhe propozon që qytetarët të përdorin edhe pikëkalime të tjera ku ka më pak fluks.

“Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të iu shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”.

Komunikata e policisë vjen pas incidentit që ndodhi në Merdarë ku pati përplasje mes disa qytetarëve dhe policisë.

Lajmet Policia iu bënë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat kufitare me më pak fluks >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>