Policia e Kosovës: Nuk ka pasur sulm e as shkëmbim zjarri ndaj pjesëtareve tanë në Veri

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se njësitet speciale janë sulmuar nga serbët në Zubin-Potok.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe as shkëmbim zjarri.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar

Prishtinë, 25 dhjetor 2022

Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se;

Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!