Policia e Kosovës konfiskon dy armë zjarri në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Në orët e mbrëmjes të së premtes, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar se në fshatin Terrnafc janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij fillimisht i janë gjetur pesë fishekë, ndërsa më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë automatike.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpi posedonte edhe një armë pistoletë me gaz të cilën e kanë konfiskuar.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”.

Njoftimi i plotë:

Policia në Skenderaj konfiskojnë dy armë zjarri

Skenderaj,  21 qershor 2024

Në orët e mbrëmjes së datës 21 qershor 2024, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar se në fshatin Terrnafc janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij fillimisht i janë gjetur pesë (5) fishekë, ndërsa më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë automatike me gjashtëmbëdhjetë fishekë. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpi posedonte edhe një armë pistoletë me gaz të cilëtn e kanë konfiskuar.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tijë është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”.

Lajmet Policia e Kosovës konfiskon dy armë zjarri në Skenderaj, arrestohet i dyshuari >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>