Policia arreston personin që dyshohet se plagosi dy të tjerë në Shtërpcë

Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se dy persona janë plagosur para më shumë se një ore në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Njëri nga të plagosurit është rreth 11 vjeç.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!