Policia arreston një person në Jarinje, dyshohet se vodhi një automjet në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Jarinje, i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’.

Arrestimi i tij është bërë pasi personi ka rezultuar se është i dyshuar për një vjedhje të automjetit, në një fshat të Deçanit. Rasti ka ndodhur mbrëmë.

Gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur, derisa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës, në rrugën “Isa Boletini ” Mitrovicë Jugu.

“Policia me qëllim të verifikimit të identitetit të personit dhe sqarimit të rrethanave, ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo-hetimore (kontakti me SP Deçan dhe intervistimi i personit). Gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për vjedhje të automjetit më 11.01.2024 rreth orës 21:30 në një fshat të Deçanit. Rasti është raportuar në Stacionin Policor Deçan, gjersa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës së vjedhur (rruga ‘Isa Boletini’ Mitrovicë Jugu). Po ashtu, gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur”, thuhet në raport.

Lajmet Policia arreston një person në Jarinje, dyshohet se vodhi një automjet në Deçan >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>