Policia arreston një inspektor në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një inspektor nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se u siguruan dëshmi se pronari i objektit kishte devijuar nga projekti për të cilin kishte leje ndërtimi.

“Pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, në lidhje me rastin janë siguruar dëshmi se pronari i objektit posedon leje ndërtimi për një projekt, ndërsa pas fillimit të punimeve i njëjti ka devijuar ndërtimet. Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me aktvendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker