Podcasti/ Rama bisedon me myftiun e Tiranës dhe lë një porosi për bashkëpunëtorët: S’do jetoni sa shqiponjat…

Besimtarët myslimanë janë në muajin e shenjtë të Ramazanit prandaj personazhi në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ishte myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

“Jetoje jetën si udhëtar! Kush e jeton jetën si udhëtar është shumë i çliruar nga ngarkesat, sëkëlldive, si çfarë do marr…!  Mos bëj keq! Fal! Apo “ Në emër të Zotit lexo mor lexo!” janë disa nga mesazhet që u përcollën gjatë këtij podcasti.

Vetë kryeministri ndau një moment bashkëbisedimi me bashkëpunëtorët e tij.

“Kush e jeton jetën si udhëtar ka fatin të shijojë shumë se e di se rruga mbaron. Unë shpesh herë u them kolegëve e bashkëpunëtorëve! Ore jeni të informuar se rruga mbaron dhe nuk do të jetoni sa shqiponjat?!

Unë kam pasur probleme me zemërimin dhe reagimin por shyqyr Zotit inatin, atë ngarkesën e brendshme që të bën që të errësohen sytë apo të mos shohësh qartë apo të rrish me njërin si do ia kthesh e kam pasur gjithmonë më pak”, tha ai.

Lajmet Podcasti/ Rama bisedon me myftiun e Tiranës dhe lë një porosi për bashkëpunëtorët: S’do jetoni sa shqiponjat… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>