Po shkonin për të shuar zjarret, lëndohen gjashtë ushtarë

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të martë në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.

Rreth orës 05:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me automjetin autobot.

Të lënduarit janë shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç.

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmet Po shkonin për të shuar zjarret, lëndohen gjashtë ushtarë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker