Po hetohet nga SPAK, jep dorëheqjen kreu i ARRSH, Evis Berberi

Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi. Mësohet se Berberi e ka dhënë dorëheqjen disa ditë më parë.

Dorëheqja e Berberit vjen pasi SPAK nisi hetime ndaj tij.

Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit.

Këto lëvizje Berberi i ka bërë para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa kompania e tij dyshohet se ka përfituar fonde publike.

Evis Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri.

Lajmi në përditësim…

Lajmet Po hetohet nga SPAK, jep dorëheqjen kreu i ARRSH, Evis Berberi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>