Plas sherri për 10 euro në një familje në Hajvali, babai e çon djalin në Polici: Po më bën presion

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën ‘Ulëza’ në Hajvali, ku djali 19-vjeçar është konfrontuar me babain e tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur shkaku i 10 eurove, të cilat i ka kërkuar i riu, por që babai i tij s’ia ka dhënë.

Kjo ka bërë që situata të eskalojë dhe si rrjedhojë babai ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri vazhdimisht i bën presion duke i kërkuar para, mirëpo ai nuk e di se për çfarë i kërkon ato.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!