“Pjesa e zezë e administratës, turp kombëtar”, Rama me tone të ashpra: Inkurajoj prokurorët e SPAK që të merren me ta!
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për atë që ai e quan “pjesa e zezë” e administratës publike. Duke folur për korrupsionin, Rama inkurajoi prokurorët e SPAK që të merren zyrtarët që shkelin ligjin. Këta të fundit, kryeministri i quajti turp shtetëror.
“Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë”, tha Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
Nuk është rastësi emri që ne i kemi vënë komisionit. Na ka dhënë shumë kuroja screening se na ka dhënë mundësi të shohim se sa potencial kemi. Shqipëria kë një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot shumë e shumë më tepër se dje, merret drejtësia. Falënderoj prokurorët e SPAK dhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme, të bëjmë sa më shumë për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar. Pjesa e bardhë ama, nuk është vetëm një opinion”, deklaroi Rama.
Komisioni Antikorrupsion
Edi Rama: Ka vetëm, një institucion ku mund të kërkohet llogari, Kuvendi i Shqipërisë. Mbi ç’bazë Kuvendi mund ta kërkojë llogarinë për paraqitjen e Shqipërisë në këtë ndeshje që zgjat disa vite? Mbi ç’bazë? Më the të thashë! Dua apo nuk dua unë? Këtë duhet të bëjë ky proces. Në fund farë ky proces duhet ti japë Kuvendit një plan, një udhërrëfyes të kalendarizuar, se nga një anë dihet se cfarë masash duhen marrë, nga ana tjetër dihet se cili duhet të bëjë cfarë, por ajo që nuk dihet është si dhe kur? Këtë duhet ta bëjmë ne.
Ne duhet ta rrisim shpejtësinë e progresit, progresi i bërë është e rëndësishëm të kuptohet dhe të përqafohet nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skuadër kombëtare. Nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojmë që ky proces të jetë i pakoordinuar mes të gjithë përbërësve të kësaj skuadre. Në fund të ditës ne jemi një skuadër. Nevoja për të pasur uniformitet si një skuadër që di kush janë objektivat, strategjia, taktika, pozicioni i secilit, mund të bëhet e plotë vetëm përmes bashkëveprimit.
Nëse shohim diagnozën shohim ca është bërë në Shqipëri këto vite kundër korrupsionit, ashtu sikurse shohim çfarë duhet bërë për të garantuar një shtet i cili është edhe një mekanizëm i harmonizuar antikorrupsion, vetë shteti, në mënyrë që antikorrupsioni të jetë i shtrirë në segmentet e funksionimit të shtetit.
I takon të tjerëve të ngrenë zërin, të tundin këmbën dhe të kapen pas cdo rasti që u jepet që të shfaqen, kjo nuk është puna jonë, puna jonë është të shtyjmë përpara këtë proces.
Nuk është aspak rastësi emri që i kemi vënë komisionit, kohë më parë se të shpjegonim. Për të ardhur tek komisioni ne kemi pasur një proces.
Korrupsioni në administratë
Edi Rama: Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë. Ama pjesa e bardhë e administratës nuk është opinion, unë kam pasur pagjumësi kur ka nisur procesi i diagnistimit, nga ideja që administrata, sepse në këtë proces është përfshirë një numër i madh punonjësish, ekspertësh drejtuesish të administratës, 1746 persona që nuk kanë shkuar në Bruksel se i kemi zgjedhur ne, por për shkak të pozitës.
Lajmet “Pjesa e zezë e administratës, turp kombëtar”, Rama me tone të ashpra: Inkurajoj prokurorët e SPAK që të merren me ta! >> Rahoveci INFO.