Pjesa dërmuese e Malishevës në terr, për shkak të mbingarkesës së rrjetit

Pajisjet me gaz janë zgjidhja e vetme që ta mbajë çajtoren hapur.

Malush Hoti nga Malisheva për shkak të mungesës së energjisë elektrike nga pasdita e së premtes nuk ka as ujë.

“Në momentin që vjen dimri këtu është aq e dobët rryma saqë reduktimet janë në ekstrem, çdo send që e kemi pas në friz e kemi humb sepse janë prishur gjërat ushqimore”, tha Hoti, njofton Klan Kosova.

Problemi i kamotshëm me rrymën veç sa është rënduar 10 ditët e fundit, andaj zhurma e gjeneratorëve është bërë e zakonshme.

“Harxhimi është i dyanshëm, me gjeneratorë nuk bëhet zgjidhje, nuk është qetë, ata bëjnë zhurmë e gaz, e ndotin ambientin”, deklaroi Behram Zulfaj, një banor tjetër i Malishevës.

Gjendje më e mirë nuk është as në fshatra.

“Komplet fshatrat edhe qendra jemi pa energji elektrike, prej KEK-ut na kanë thanë që  furnizimi është i dobët, ardhja nga Rahoveci nuk e përballon konsumin e Malishevës”, u shpreh Musli Zulfaj, banor i fshatit Senik.

Se kjo po ndodhë faji i mbingarkesës ia konfirmoi Klanit, Zëdhënësi  KEDS-it, Viktor Buzhala.

Ky tha se tri ditët e fundit ka pasur prishje, që janë sanuar, por që ka pasur sërish problem dhe se ekipet kanë dalë në terren për ta rregulluar.

Sipas tij këto telashe mund të tejkalohen me ndërtimin e nënstacionit 110 kilovatësh, pasi në këtë komunë mungon linja e tensionit të lartë që është kompetencë e KOSTT-it.

Se pse nuk janë ose kur mund të rregullohen, nga kjo e fundit nuk i kthyen përgjigje televizionit gjatë së shtunës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!