Piu fostoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari

Ka ndërruar jetë 63-vjeçari Pal Trashaj, i cili një ditë më parë piu fostoksinë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bëhet me dije Trashaj ka ndërruar jetë, një ditë pas shtrimit në reanimacion.

Një ditë më parë, 63-vjeçari, i cili është një nga viktimat e Micro Credit Albania, kërkoi të takohej me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ai u pa në hyrje të godinës me një çantë me dokumente në dorë.

Trashaj ka treguar historinë se si u fundos me mikrokredi nisur nga një kredi, të cilën e pati shlyer në një bankë të nivelit të dytë.

Paratë ishin vjedhur nga punonjësit, të cilët u dënuan për këtë vepër.

Por Pal Trashaj rezultonte debitor dhe kredia e tij u shit tek Micro Credit Albania, e cila e rriti edhe më tepër shumën.

Trashaj e kishte paralajmëruar këtë akt të rëndë duke treguar se nuk kishte më zgjidhje tjetër.

Lajmet Piu fostoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>