Pika statike kontrolli, të nevojshme në kufirin me Serbinë

Ura që lidhë fshatin Bërnjak të Kosovës dhe Vitkovicë të Serbisë, mbete ndër nyjet kyçe që lidhi dy shtete që problemet mes tyre duket se i kanë larg për t’i zgjidhur.

Qarkullimin e lirshëm e pakontrolle në këtë zonë, ditë më parë e vuri në pah Televizioni Dukagjini.

E po ashtu në pah doli edhe mungesa e kontrolleve.

Ajo çfarë ra në sy ishte fakti që në këtë zonë menjëherë pas raportimit doli Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Nga aty siguruan që Policia e Kosovës do të vazhdojë punën e saj për ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës.

Gjithsesi nga  njohës të sigurisë në vend po konsiderohet që aty duhet të ketë vazhdimisht patrullim madje edhe pika statike.

“Që të gjitha rrugët që lidhin shtetin e Kosovës me shtetin e Serbisë veçanërisht në pjesën veriore duhet të ketë kontrolle policore dhe kontrolle sistematike të Policisë së vendit dhe forcave tjera të sigurisë marrë parasysh që nga ajo pjesë atje kanë ndodhë edhe sulme terroriste siç ka qenë rasti i Banjskës”, ka thënë Selam Shkodra – Njohës i Sigurisë, raporton Dukagjini.

E analizim e veprim urgjent po kërkon njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha.

“Meqë në kroniken tuaj ne pamë lëvizje të njerëzve dhe të mallrave dhe nuk pam kontroll nga asnjëra anë e kufirit, do të duhej të behej urgjent një analizim i situatës dhe konkretisht i kësaj pjese meqë ka një urë të kalueshme lehtë dhe pastaj policia e Kosovës, konkretisht Policia kufitare të vendosë për mënyrën e kontrollit të saj”, ka deklaruar Valdet Hoxha – Njohës i Sigurisë.

Megjithëkëtë mësohet se në këtë zonë patrullimet bëhen me radhë herë nga KFOR-i e herë në Policia e Kosovës.

Lajmet Pika statike kontrolli, të nevojshme në kufirin me Serbinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>