Pezullohen nga detyra 11 zyrtarët e Hipotekës së Lezhës

Gjykata e Lezhës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Hipotekës së Lezhës.

Sipas informacioneve, vendimi është dërguar për ekzekutim në Policinë e Lezhës.

Bëhet fjale për tjetërsimin e 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, për të cilën është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Ne lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por kadastra se ka zbatuar vendimin e gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.

Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.

Lajmet Pezullohen nga detyra 11 zyrtarët e Hipotekës së Lezhës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>