Petkoviq: Nuk pres asgjë nga 24 tetori, për Prishtinën problem Asociacioni
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, duke insistuar në themelimin e Asociacionit, është shprehur pesimist për rezultatin e negociatave në takimin e paraparë në Bruksel me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi më 24 tetor.
Siç ka thënë Petkoviq, e gjitha për shkak se për ‘’Prishtinën është problem që të diskutojë Asociacionin e komunave serbe dhe përmbushjen e marrëveshjeve’’, shkruan tanjug.
Ai tutje ka shtuar se Beogradi është gjithmonë i vendosur të bisedojë dhe t’i përgjigjet çdo ftese të të dërguarit special Miroslav Lajçak dhe të jetë në Bruksel me ekspertët e palës serbe.