Petkoviq i reagon Osmanit: Po konfirmohet se vendimi i KQZ-së ishte politik

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, “konfirmon” se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte “politik”.

Osmani tutje ka thënë se Lista Serbe është organizatë që në radhët e veta ka individë që kanë kryer akte terroriste, akte agresioni dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Për këtë deklaratë, Petkoviq tha se Osmani e Kurti ”nuk njohin as demokraci dhe as sundim të ligjit”.

“Kjo deklaratë e turpshme e konfirmon se vendimi i KQZ-së ka qenë politik dhe se është marrë me urdhër të Kurtit. Vjosa e Kurti nuk njohin as demokraci dhe as sundim të ligjit. Prishtina me këtë qëndrim tregon se Lista Serbe dhe uniteti i serbëve është gjemb në këmbë. Kjo është arsyeja pse LS duhet të fitojë!” – ka shkruar Petkoviq në platformën “X”.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker