Petkoviq i reagon Konjufcës: Me të drejtë e cilëson Rashiqin joserb, atë e futi Kurti në Parlament

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca se Lëvizja Vetëvendosje do që ta formojë qeverinë e re të vendit vetëm me pakicat joserbe.
Petkoviq tha se Konjufca me “të drejtë” e cilësoi Rashiqin si “joserb”.
“Glauk Konjufca thotë se qeveria e dytë e Kurtit u formua me “pakicat joserbe” dhe se ky është sërish synimi i Kurtit”, shkroi Petkoviq në platformën “X”.
“Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, pasi e ka cilësuar Rashiqin si përfaqësues joserb. Kurti e dinte mirë se çfarë po bënte kur, me votat e shqiptarëve, e futi Rashiqin me mashtrim në parlament!”, shtoi ai.
Ky reagim vjen pas intervistës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca për gazetën italiane Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa, i cili u shpreh se qeveria e re do të bëhet me pakicat jo-serbe.
“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca për OBCT. /21Media
Глаук Коњуфца каже да је друга Куртијева влада формирана с “несрпским мањинама” и да је то Куртијев циљ и сада.
Први пут Коњуфца је у праву, пошто је Рашића сврстао у несрпског представника. Знао је Курти шта ради кад је албанским гласовима на превару убацио Рашића у парламент! https://t.co/8ngYefEYhE— Петар Петковић (@PetkovicPetar) March 10, 2025