Peticioni për shkarkimin e Erden Atiqit mund të kryhet nesër

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka thënë se nënshkrimet e nevojshme për peticion mund të mblidhen nesër.

Ai ka thënë se afati është deri më 22 janar, mirëpo fluksi i qytetarëve ka qenë i madh dhe si rrjedhojë nënshkrimet mund të mblidhen më shpejtë.

Sadiku sqaroi se më pas nënshkrimet do të dërgohen në KQZ.

“Numrin e saktë nuk e di, por ka qenë një fluks shumë i madh dhe sipas grupit inciues nënshkrimet nesër mbërrijnë me i kry. Po i presin punëtorët e arsimit se kanë qenë në pushim, sepse ka qenë në mënyrë të organizuar. Nesër e mbërrijnë numrin e 3640 nënshkrimeve që janë 20 për qind e votuesve në Mitrovicë të Veriut, por afat kanë deri më 22 janar e më pas kanë të drejtë të kërkojnë edhe 15 ditë kohë shtesë. Nënshkrimet dërgohen më pas në KQZ”, tha ai për Express.

Nëse KQZ konstaton se nënshkrimet e mbledhura janë valide atëherë organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit dhe për këtë duhen 50 për qind plus një votë.

Rezultati më pas i dërgohet presidentes dhe brenda 30-45 ditëve caktohet dita e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Lajmet Peticioni për shkarkimin e Erden Atiqit mund të kryhet nesër >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>