Pësoi arrest kardiak gjatë një aktiviteti, ndahet nga jeta ikona e sportit korçar

Ndërron jetë ikona e sportit korçar Veteran Topçiu. Ai pësoi arrest kardiak dhe pak momente më parë gjatë mbrëmjes së sotme ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Korçës.

I lindur në Panarit të qytetit të Korçës, Topçiu mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, i datëlindjes 1943.

Ishte takimi në “Fjalën e ke ti” dhe duke diskutuar në mes të sallës Veteran Topçiu ka pësuar një arrest kardiak. Fatkeqësisht edhe pse menjëherë u transportua në spitalin e qytetit të Korçës, Veterani nuk ia doli.

Ka qenë kujdesi edhe i kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Filo, i cili e ka shoqëruar Topçiun deri në spital, por mjekët nuk mundën të bënin më shumë për këtë “ikonë” të futbollit.

Lajmet Pësoi arrest kardiak gjatë një aktiviteti, ndahet nga jeta ikona e sportit korçar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>