”Peshkim i dështuar”, Lushaku-Sadriu: Dy deputetë tanë u kontaktuan nga VV-ja

(Lajm i përditësuar)


”Peshkim i dështuar”, Lushaku-Sadriu: Dy deputetë tanë u kontaktuan nga VV-ja

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në ”Click” të Rahoveci INFO ka deklaruar se grupi parlamentar i LDK-së është i bashkuar dhe nuk ndjen asnjë trysni të brendshme, pavarësisht tentimeve për “peshkim” të deputetëve.

Ajo ka theksuar se dy deputetë janë kontaktuar më herët, por e kanë dhënë përgjigjen e duhur, duke e cilësuar grupin si politikisht të konsoliduar dhe pa dilema.

”Ne nuk kemi shqetësime brenda grupit tonë parlamentar, nuk e kemi as si ndjesi, ne jemi grup shumë kompakt politik me një shumicë të deputetëve të ri, nuk ka dilema. Më herët dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar më herët por ata e kanë marrë përgjigjen e duhur”, tha Lushaku-Sadriu.


Lushaku-Sadriu: Mungesa e numrave probelmi real që VV-ja po e bllokon Kuvendin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në ”Click” të Rahoveci INFO tha se problemi real te VV-ja po qëndron në mungesën e shumicës së nevojshme, gjë që po e shtyn këtë parti të bllokojë procesin parlamentar.

”Ne mendojmë ashtu siç është partia me numër të madh të votave e ka obligim ta propzoj kandidatin për kryetar të Kuvendit. Problemi real i kësaj partie është se duke i parë që ka mungesë të numrave po tenton që ta pengojë kuvendin e Kosovës”, tha Sadiru-Lushaku,


Lushaku-Sadriu për Kurtin, ”Ai po frikësohet me dhanë dorëheqje”

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në ”Click” të Rahoveci INFO ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit të bërë sot gjatë ditës se opozita po e pezullon shtetin.

Sipas saj, pezullimi i shtetit po ndodh nga vet ai, për të cilin tha se ”po frikësohet me dhanë dorëheqje”.

”Pezullimi i shtetit është duke ndodhur nga aj që po frikë të jap dorëheqje dhe nuk e dorëzon mandatin për ta pranuar mandatin e deputeti. Si është e mundur që dikush ti mbaj dy pozita dhe t’i akuzoj të tjerët”, tha ndër tjera Lushaku-Sadriu.

 


Lushaku-Sadriu: Nuk mund të jesh edhe kryeministër edhe deputet

Jehona Lushaku-Sadriu deputete e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, në ”Click” të Rahoveci INFO tha se LDK-ja nesër do të marrë pjesë nesër në seancën konstituive pa ndonjë kërkesë shtesë.

”Si LDK kemi marrë vendim që të ju bëjmë thirrje deputetëve brenda 48 orëve të mblidhemi dhe të vazhdojmë me seancën Konsitutive. LDK nuk ka kërkesë shtesë, e kemi kërkesen që e kemi dorëzu. Ministrat dhe kryeminsitri duhet të japin dorëheqje”, tha Lushaku.

Ajo tutje ka shtuar se ”nuk mundet ashkush të jetë edhe kryeministër ose ministër edhe të bëjë betimin për deputet, dorëhejqa duhej të ndodhte para certifikimit të zgjedhjeve”.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker