Pesë shqiptarë largohen nga Izraeli

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani ka bërë të ditur se pesë qytetarët shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, është bërë i mundur largimi i tyre nga Izraeli në mënyrë të sigurtë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hasani ka falënderuar autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.

“Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro”, ka shkruar ai. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker