Personi që kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestohet në Ferizaj

Sot policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se në Ferizaj në një lokacion, po qëndronte për disa ditë një person i paidentifikuar. Menjëherë hetuesit policorë kanë shkuar në vendin ku dyshohej se po qëndronte personi i panjohur dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë dhe është verifikuar përmes autoriteteve ndërlidhëse ka rezultuar se personi G.M, mashkull, i moshës 43 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat penale:  ‘‘Mashtrimi” dhe Falsifikimi i dokumenteve”, me dënim burgimi 4 vjet e nëntë muaj, njofton policia.

“Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Republikës së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajmet Personi që kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestohet në Ferizaj >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>