Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Shqipërisë

(Lajm i përditësuar)

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Shqipërisë

Protestuesit kanë tentuar të “thyejnë” kordonin policor që ka rrethuar godinën e Kuvendit, duke përfunduar në përplasje fizike mes tyre.

Fillimisht, protestuesit u mblodhën në Bashkinë e Tiranës dhe më pas marshuan drejt Kuvendit, ku edhe po tentojnë të mësyjnë në ambientet e brendshme.

Pjesë e protestës janë edhe deputetë të opozitës, të cilët po ashtu po shtyjnë me forcë uniformat blu.

Tedi Blushi dhe Klevis Balliu tentuan të çajnë kordonin e policisë, teksa ky i fundit u përpoq të kalojë mbi policinë.


Hidhet lëndë e dyshimtë brenda sallës së Kuvendit në Shqipëri

Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë përjashtuar nga salla e Kuvendit në seancën plenare të kësaj të enjteje, me vendim të kryeparlamentares, Elisa Spiropali.

Megjithatë, deputetët kanë refuzuar të dalin nga salla e Kuvendit, duke vijuar protestën e tyre.

Ndërkohë, deputetja Elda Hoti hodhi një lëndë të lëngshme në reshtin e ulësve të saj, substancë e cila ende nuk bëhet e ditur.

Spiropali kërkoi që të nisin hetimet mbi lëndën e hedhur duke theksuar se po rrezikohet jeta e deputetëve


Tensionet mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri nuk kanë munguar as brenda sallës së Parlamentit me nisjen e seancës plenare.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali hapi seancën dhe përshëndeti çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë me BE,  kanë qenë deputetët opozitarë të papërjashtuar që shkaktuan tensione dhe kaos.

Deputeti i PDIU, Gëzim Ademaj, u pa teksa mblidhte karriget pranë foltores, për të penguar seancën. I pranishëm në sallë ka qenë edhe deputeti tjetër i PDIU, Nusret Avdulla.

Deputetët e PD që nuk janë përjashtuar nga seanca, udëgjuan duke akuzuar dhe goditur karriget, teksa shkaktuan edhe zhurmë.

Ndërsa jashtë ambienteve, deputetët opozitarë të përjashtuar janë përplasur fizikisht me Gardën dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik për të hyrë brenda.

Deputetët e përjashtuar:

Pas një mbledhje më 2 tetor, Sekretariati i Etikës mori vendimin për të përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndëshkimi erdhi pas tensioneve dhe kaosit në Paralment, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Deputetët që u përjashtuan me 40 ditë janë:

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho./vizionplus.tv

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker