Përplasje për Epopenë e UÇK-së / Çeku: Komuna e Skenderajt s’iu përgjigj kërkesave tona

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në cilësinë e kryesuesit të komisionit shtetëror për shënimin e përvjetorëve, tha se doli në foltoren e Kuvendit për t’i dhënë disa sqarime lidhur me aktivitetet për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se komuna e Skënderajt ka refuzuar të bashkëpunojë me Ministrinë e Kulturës për organizimin e aktiviteteve dhe shtoi se i janë drejtuar disa herë zyrtarëve komunalë për këtë çështje.

“Si ministri e kemi kontaktuar Komunën e Skenderajt dhe kemi ofruar gjithë gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar rreth aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kërkesa, email-e, thirrje e mesazhe të panumërta për një kohë të gjatë drejtuar zyrtarëve të Komunës së Skenderajt, por për fat të keq, kërkesat dhe thirrjet tona kanë mbetur pa përgjigje”.

Çeku tha se aktivitetet që lidhen me Epopenë po organizohen dhe do të organizohen deri në fund, përfshirë edhe natën e zjarreve dhe koncertin që mbahet sonte në sheshin e qytetit të Skenderajt.

“Nuk ka asnjë lloj përjashtimi, nuk ka asnjë vullneti për ta larguar dikë, përkundrazi ne kemi pasë nevojë për ndihmën e komunës për t’i realizuar sa më mirë këto aktivitete, por ato do të bëhen edhe pa përfshirjen e komunës së Skënderajt. Është për të ardhur keq që në një moment kaq të rëndësishëm për kombin tonë, sikurse Epopeja e UÇK-së, të keqpërdoret për qëllime të sulmeve politike”, tha ai.

Lajmet Përplasje për Epopenë e UÇK-së / Çeku: Komuna e Skenderajt s’iu përgjigj kërkesave tona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>