Përplasja e trenave në Greqi, i riu shqiptar mes të zhdukurve (EMRI)

Denis Ruçi është një i ri shqiptar që sipas mediave greke rezulton mes të zhdukurve nga përplasja e dy trenave në veri në Greqisë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë njoftoi se pesë persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur si pasojë e aksidentit tragjik hekurudhor.

Këta persona janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore.

“5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore. Po vijohet me identifikimin e tyre”, tha Ministria e Jashtme. Gjithsej 38 persona humbën jetën si pasojë e aksidentit të së martës që ndodhi në Tempi, pranë Larisës.  /Rahoveci.info.info/

Lajmet Përplasja e trenave në Greqi, i riu shqiptar mes të zhdukurve (EMRI) >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!