Përpjekja e VV’së për t’i rralluar seancat konstituive, Kusari-Lila ia hedh fajin opozitës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas dështimit të seancës së 17-të Kuvendit, ka thënë se partitë e deritashme të opozitës nuk kanë asnjë reflektim në raport me përgjegjësinë e tyre për zhbllokimin e punës së Kuvendit.
Kusari-Lila, tha se propozimin për “shmangie të rregullores së Kuvendit” dolën për shkak se opozita “s’po reflekton” për përgjegjësinë e saj.
Kusari-Lila tha se partitë tjera e akuzuan Vetëvendosjen për shkelje, por tha se përpjekja e Vetëvendosjes për t’i rralluar seancat konstituive ishte propozim që s’kaloi.
“Sot siç e patë seanca është fillu me një kërkesë për konsultim nga ana e kryesuesit të seancës që në një dakordim të plotë nëse ka në mes të grupeve parlamentare në një shmangje të rregullores të dakordohemi që të takohemi më rrallë për arsye që 48 orëshi i cili tashmë brenda këtij muaji në vazhdimësi.Po përsëritet po shihet që nuk e ka atë rezultat përderisa partitë e deritashme të opozitës nuk e kanë asnjë reflektim në raport me përgjegjësinë e tyre për zhbllokimin e punës së Kuvendit, edhe këtu sot dëgjuam deklarata në të cilën e para u akuzuam edhe nëjher për shkelje përkundër se ishte një propozim me dakordim i cili nuk u mbështet dhe nuk u realizua rrjedhimisht nuk ka asgjë që të mund të deklarohet si shkelje përveq se një përpjekje për të kthyer në një orar tjetër, dhe e dyta që asnjë nga tri partitë të paktën ato që deklarohen nuk e kanë një qëndrim të njejt mbi mbarëvajtjen e procesit në seancën konstituive”, tha Kusari-Lila. /Rahoveci INFO