Përmes kësaj pajisje mund të zbuloni nëse partneri ju tradhton

Ju ka bërë përshtypje që kur keni pasur telefonin pranë dhe keni diskutuar për vende ku doni të shkoni, ushqime që doni të konsumoni apo veshje që doni të blini, pas pak kohësh në rrjetet tuaja sociale ju kanë dalë sugjerime të shumta?

Por një vajzë ka shkuar më tej. Ka mundur të zbulojë tradhëtinë e partnerit, tashmë ish-partnerit në fakt.

Jessica Loëman ngarkoi një video në Tik Tok, në të cilën ajo zbuloi se si e kuptoi se partneri i saj po e tradhtonte. Në video shohim vajzën duke folur për asistentin virtual që ka në shtëpi dhe sesi zbuloi tradhtinë përmes tij.

Kjo është Alexa e Amazon. Ajo është një altoparlant që pranon komanda të thjeshta nga përdoruesi dhe i ekzekuton ato. Ndër funksionet e tjera të saj është edhe një tjetër, për të cilin pak njerëz dinë. Pajisja mund të regjistrojë biseda kur përdoruesit janë afër saj.

Dhe kështu Xhesika zbuloi se partneri i saj po sillte në shtëpi një grua tjetër ndërsa ajo nuk ndodhej aty. Ndërsa redaktonte historinë e saj në aplikacionin amazon për Alexa, Jessica hasi një bisedë për të cilën ajo nuk ishte në dijeni. Kur dëgjoi regjistrimet u trondit, pasi partneri i saj po fliste me një grua të panjohur.

“Kështu kuptova se ish-i im po më tradhtonte. Unë as nuk e dija që Alexa mund t’i regjistronte këto biseda”, ka shkruar vajza në mbishkrimin e videos dhe shumë nga ndjekësit e saj theksuan se nuk ishin në dijeni të kësaj veçorie. Të tjerë, megjithatë, pranuan se kështu mësuan edhe për tradhtinë në lidhjen e tyre.

“Të gjithë do të blejnë Alexa për Krishtlindje”, shkroi me humor një përdorues.

“Pikërisht kështu kuptova se im shoq po më tradhtonte”, shkruante një tjetër.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!