Përmbyset autobusi, 5 të vdekur dhe 22 të plagosur

Pesë persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën në një aksident të shtunën herët në mëngjes në Dijarbakir të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se pesë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën ndërsa 22 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në rrugë në Dijarbakır”, tha kanali televiziv TRT Haber në një raport të lidhur.

Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të rrëshqitjes së rrugës për shkak të shiut që ka përfshirë zonën.

Lajmet Përmbyset autobusi, 5 të vdekur dhe 22 të plagosur >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!