Përleshja me policinë, gjykata vendos për mërgimtarët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen mes policisë dhe disa mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas raportit, njësitet policore i kishin ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin.

Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Lidhur me rastin situata është vënë nën kontroll dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajmet Përleshja me policinë, gjykata vendos për mërgimtarët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>