Përleshen fizikisht tre burra në Vushtrri, Policia jep detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, meqë dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht.

Njëri prej tyre ka përdorur edhe armë duke ia drejtuar një tjetri.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“ARMËMBAJTJ EPA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Fsh. Gojbulë-Vushtrri 31.05.2024 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve kishte përdorur një armë pistoletë duke i a drejtuar njërit prej tyre. Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar pistoleta me një karikator pa fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje dhe një i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lajmet Përleshen fizikisht tre burra në Vushtrri, Policia jep detajet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>