Përjashtohen 6 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë

Me kërkesë të 13 deputetëve socialistë sekretariati për procedurën, votimin dhe etikën, ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, ndërsa për Saimir Korreshi 3 ditë, kurse për Lefter Gështenjën është vendosur që të mos ketë asnjë masë.

Por, demokratët u përpoqën të bllokojnë dhe mbledhjen e këtij Sekretariati. I pranishëm ishte dhe Sali Berisha.

Të gjetur në pamundësi për të zhvilluar mbledhjen në sallën ku ishin të pranishëm pothuajse i gjithë grupi demokrat, socialistët i miratuan masat disiplinore në një tjetër sallë të Kuvendit.

Kjo për Sali Berishën është shkelje ligjore ndaj ata s’do i njohin masat e dhëna.

E njëjta situatë u përsërit gjatë paradites dhe në Komisionin e Ligjeve, kur 3 nga deputetët për të cilët socialistët morën masën, u përplasen ashpër verbalisht me Kryetaren e Komisionit Bushka, pikërisht për kërkesën për përjashtim.

Ata penguan zhvillimin normal të komisionit i cili në këtë situatë kaotike miratoi projektligjin në rendin e ditës, duke e mbyllur mbledhjen që zgjati vetëm 9 minuta.

Lajmet Përjashtohen 6 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>