Përgjimet, reagon Kusari Lila: Po e mbrojnë Radojçiqin me montazha
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas përgjimeve të reja të bisedës së saj me Milan Radojçiqin.
Ajo ka thënë se përmes këtyre përgjimeve po tentohet të mbrohet Radojçiqi.
“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ia bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime. Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë. “, shkroi Kusari Lila në Facebook.
Ajo është zotuar se përgjigja do të jepet në ditën e zgjedhjeve
“Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur. Atyre të cilëve po ju mungon, duhet të mësohen pa të. Nuk ka luftë hibride që na përkul.”, ka përfunduar Kusari Lila.
Në audio-incizimet e publikuar, Kusari-Lila dhe Radoiçiq flasin për disa çështje që kanë të bëjnë me kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushites në qershor të 2022-së./21Media