Përgjaken rrugët/ Makina përplas për vdekje 4-vjeçarin në Fushë Krujë, aksident fatal edhe pranë TEG-ut

Dy aksidente në orët e mbrëmjes përgjakën rrugët në Shqipëri. Në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë automjeti me drejtues Erlis Beqja përplasi babë e bir, ky i fundit vetëm 4 vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për vogëlushin që ka ndërruar jetë nga aksidenti.

Pas përplasjes, mësohet se Beqja ka transportuar në spital me mjetin e tij V. Balliun së bashku me të birin, por për 4-vjeçarin ndërhyrja e mjekëve nuk ka sjellë rezultat.

Pasi i ka transportuar në spital, drejtuesi i mjetit është vetëdorëzuar në polici.

Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

Pak minuta pas aksidentit fatal në Fushë Krujë, një aksident me vdekje u regjistrua në Unazën Lindore të Tiranës, pranë TEG.

E.P, 55 vjeç u përplas nga një automjet me drejtues A. B., 23 vjeç.

Policia Rrugore bëri reagimin e parë lidhur me këtë aksident duke sqaruar:

Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

Lajmet Përgjaken rrugët/ Makina përplas për vdekje 4-vjeçarin në Fushë Krujë, aksident fatal edhe pranë TEG-ut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>