Përgatitjet për zgjedhje, Kurti takon partnerët e koalicionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një darkë pune me bashkëdrejtuesit e Partisë Guxo, njëherësh zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe Kryetaren e Alternativës dhe njëherësh Kryetaren e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila.

Gjatë darkës u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet aktuale, arritjet dhe sfidat e përmbushjes së agjendës legjislative si dhe planet për të ardhmen, me fokus në agjendën legjislative në interes shtetëror dhe përtej vijave ndarëse politike.

Në takim u trajtuan edhe kërkesat dhe qëndrimet e opozitës aktuale në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin zgjedhor.

Aty u theksua se duke qenë se legjislativi dhe qeverisja kanë arritur në vitin e katërt të mandatit, është e kuptueshme se procesi zgjedhor është çështje e muajve, por që dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend.

“Vetëm atëherë mund të trajtohen seriozisht nismat për diskutime të procesit të ri zgjedhor. Në cilindo skenar, partnerët e koalicionit qeverisës, u shprehën të gatshëm dhe tërësisht të bindur se vlerat e kultivuara të demokracisë dhe progresi i deritanishëm i Qeverisë do të vazhdojë bashkë me përcaktimin tonë për shtet demokratik të zhvilluar, me sundim të rendit dhe ligjit dhe për integrim në strukturat veri atlantike”, thuhet në njoftim.

Lajmet Përgatitjet për zgjedhje, Kurti takon partnerët e koalicionit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>