Përfundon takimi me Osmanin, Chollet i shkon në zyrë Kurtit

Ka përfunduar takimi i presidentes Osmani me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Pas takimit me Osmanin, Chollet është drejtuar për tek zyra e Kryeministrit, Albin Kurti me të cilin po ashtu pritet të zhvillojë takim.

Siç raporton për Reporteri.net gazetari Venhar Isufi, takimi tashmë ka filluar dhe Chollet është i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe emisari Gabriel Escobar.

Përpos me krerët e shtetit, zyrtari i lartë amerikan do të takojë edhe krerët opozitarë.

Paraditen e sotme, Chollet do të takojë krerët e opozitës – Memli Krasniqin e PDK’së, Lumir Abdixhikun e LDK’së dhe Ramush Haradinajn e AAK’së.

Chollet, opozitën do ta takojë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku nikoqir do të jetë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. Aty do të marrë pjesë edhe emisari i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!